Flash News

KRYESORE

Del sot para mediave, ç’po paralajmëron Saimir Tahiri:  Një vit heshtje, kam disa gjëra për të thënë!

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pritet të dalë ditën e sotme para gazetarëve në një konferencë shtypi të paralajmëruar.

Në një status në rrjetet sociale, Tahiri shkruan: Një vit heshtje, sot kam disa gjëra për të thënë!.

Konferenca e parashikuar pritet të mbahet në hotel ‘Rogner’ në orën 11.00. Kujtojmë se ditën e hënë, Tahiri dorëzoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dokumente nga Italia, që sipas tij janë deçizive për hetimet ndaj tij.

Kujtojmë, se një konferencë e tillë u paralajmërua prej Tahirit edhe të shtunën që kaloi, por u shty pak minuta para se kryeministri Edi Rama të njoftonte largimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm.

Të fundit