Flash News

KRYESORE

Del video: Avioni ukrainas ku humbën jetën 176 persona u godit me raketë nga Irani

Avioni ukrainas me destinacion Kievin, nuk u rrëzua për shkaqe mekanike, por sepse u godit nga një raketë iraniane, pak pasi bombardoi edhe dy baza ushtarake amerikane në Irak.

Media  e njohur britanike “Daily Mail” ka publikuar një video ku tregon momentin e shpërthimit të avionit, disa minuta sapo kishte lënë aeroportin ” Imam Khomeini International Airport” në Teheran. Për pasojë, asnjë pasagjer nuk arriti të mbijetojë, duke humbur jetën 176 persona.

Shkak për goditjen e avioni ishte fakti se siç raporton “Daily Mail”, iranianët e kanë ngatërruar me një bomber amerikan.

Donald Trump, Justin Trudeau dhe Boris Johnson e kanë fajësuar Iranin për rrëzimin e avionit.

Fotografitë e shpërndara në mediat sociale duket gjithashtu se tregojnë raketën anti-aeroplan që siç duket goditi aeroplanin.

Pavarësisht deklaratave, Teherani ende nuk pranon të marrë përgjegjësinë për rrëzimin e aeroplanit, duke ftuar zyrtarë kanadezë dhe amerikanë të hetojnë vendin e përplasjes pasi ekspertët iranianë tashmë krehën mbeturinat.

Midis viktimave ishin 82 iranianë, 63 kanadezë, 11 ukrainas përfshirë të gjithë ekuipazhin, 10 suedezë, katër afganë, tre britanikë dhe tre gjermanë.

Të fundit