Flash News

KRYESORE

Del video, si u arrestuan 18 trafikantët e bandës së Met Kananit

Del video, si u arrestuan 18 trafikantët e bandës së Met Kananit

Policia ka publikuar videon e arrestimit të disa prej anëtarëve të bandës së Met Kananit, i arrestuar në mars të këtij viti në Turqi, i cilësuar si “baroni” shqiptar i drogës.

Në pranga përfunduan:

Met KANANI, 56 vjeç, banues në Fier (aktualisht në burg në Turqi).

Redjan DERVISHI, 26 vjeç (aktualisht në burg në Turqi).

Ruvin SPAHIU, 46 vjeç (aktualisht në burg në Turqi).

Besmir LLUPI, 32 vjeç, banues në Vlorë (aktualisht në burg në Turqi).

Mentor MUÇKA, 47 vjeç, banues në Pogradec (aktualisht në burg në Maqedoni).

Alfred SHABANI, 44 vjeç, banues në Gjirokastër.

Armando GJINI, 47 vjeç, banues në Rrëshen.

Iliro HARUNI, 43 vjeç, banues në Fier.

Orges ISLAMI, 40 vjeç, banues në Gjirokastër.

Arvanit ULNDREAJ, 26 vjeç, banues në Tiranë.

Klaudio ULNDREAJ, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Florand XHABEJ, 43 vjeç, banues në Korçë.

Gojart JAHELEZI, 33 vjeç, banues në Tiranë.

Lavdim ÇUKU, 44 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd.

Klinsi ALIAJ, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Nexhat MLLOJA, 53 vjeç, banues në Shkodër.

Andrea (Sadik) BALLA, 57 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd.

Bilbil HEQIMI, 58 vjeç, banues në Fier.

Këta persona vepronin si grup i strukturuar kriminal, për trafikimin e lëndëve narkotike. Veprimtarinë kriminale e ushtronin në Shqipëri dhe në vende të tjera, kryesisht ato të Bashkimit Europian.

Dyshimet ishin se ky grup kriminal vepronte në linjat e trafikimit të heroinës, Turqi – Greqi – vendet e BE-së, si dhe Turqi – Maqedoni – Shqipëri – vendet e BE-së.

Një tjetër aktivitet kriminal, i zbuluar nga hetimet ishte trafikimi i kokainës nga vendet e Amerikës Latine përmes vendeve të Ballkanit në Shqipëri dhe vendet e BE-së.

Të fundit