Flash News

KRYESORE

Del video/ Vonohet trageti në Portin e Durrësit, pasagjerët qëllojnë me shufra hekuri punonjësit të sigurisë

Del video/ Vonohet trageti në Portin e Durrësit, pasagjerët

Gushti është periudha kur ka një fluks të shtuar të pasagjerëve në Portin e Durrësit, pasi emigrantët kthehen në atdhe për pushimet verore.

Pavarësisht këtij fakti, ditët e fundit janë vënë re probleme me zbatimin e orareve të nisjes së trageteve nga Italia.

Vonesa e tragetit 6-7 orë, ditën e djeshme ka bërë që durimi i udhëtarëve të soset, madje të degjenerojë deri në konfrontime fizike mes tyre dhe punonjësve të sigurisë.

Në videon e publikuar nga ‘Shqipëria ime’, shihet qartë se si pasagjerët marrin shkopinj dhe shufra hekuri dhe përplasen fizikisht me punonjësit në Portin e Durrësit.

Porti i Durrësit është një nga portat kryesore të kthimit të emigrantëve, ndërsa çdo ditë përballet me një fluks të madh shtetasish që hyjnë në Shqipëri dhe anasjelltas.

Të fundit