Flash News

KRYESORE

Delegacioni europian: Djegia e mandateve bllokon integrimin në BE. Basha rendit pengesat kryesore

Delegacioni europian: Djegia e mandateve bllokon integrimin në BE. Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për mediat nga Shkodra, duke e nisur me pohimin se nuk mund të komentojë deklaratat e miqve të huaj

Në konferencën për mediat, delegacioni i Parlamentit Europian u shpreh se bojkotimi i Parlamentit dhe djegia e mandateve bllokon rrugën drejt integrimit në BE.

“Është radha jonë të bëjmë një sakrificë për vlerat e Europës. Sakrifica është e domosdoshme për të zhbllokuar rrugën drejt Europës. Rrugën e bllokon krimi dhe ortakllëku i qeverisë me krimin e organiozuar. Vetëm e vërteta dhe faktet na çojnë në Europë, nuk shkohet me krime dhe gënjështra, shprehet Basha.

Basha shton se pengesa kryesore e integrimit në Europë është vjedhja me qindra milionë euro nga taksat, kapja e pushtetit në duart e një njeriu, qeveria e lidhur me krimin dhe zgjedhjet e vjedhura.

“Në cilin vend kapet qeveria duke vjedhur dhe populli ikën në emigracion? Në Europë ikën qeveria, jo populli”, shton pyetjen Basha për ndërkombëtarët.

Të fundit