Flash News

KRYESORE

Delegacioni i Kosovës niset për takimin në Washington, sa do t’i kushtojë udhëtimi

Delegacioni i Kosovës niset për takimin në Washington, sa do

Është nisur drejt Washingtonit delegacioni i Kosovës për takimin e katër shtatorit me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë.

Në këtë takim do të jenë të pranishëm kryeministri Avdullah Hoti, i cili shoqërohet nga zv. kryeministrat Driton Selmanaj dhe Albulena Balaj, ministrat Selim Selimi dhe Arban Abrashi dhe shefja e kabinetit Ardita Dushi.

Sipas mediave në Kosovë, udhëtimi pritet t`i kushtojë buxhetit të Kosovës deri në 17 mijë e 640 euro.

Kështu, sipas koha.net brenda një dite gjashtë anëtarët e delegacionit do të shpenzojnë 1 mijë e 980 euro.

Përveç shpenzimeve ditore, nga buxheti i Kosovës do të paguhen edhe biletat e udhëtimit.

Përveç Hotit dhe pesë anëtarëve të tjerë të ekipit, nuk është bërë e ditur numri i personave nga stafi i kryeministrit e ministrave.

Të fundit