Flash News

KRYESORE

Delegacioni i lartë i Kongresit Amerikan mbërrin në Tiranë, takim me Ilir Metën për krizën politike

Delegacioni i lartë i Kongresit Amerikan mbërrin në Tiranë,

Një delegacion i lartë i Kongresit Amerikan është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë. Delegacioni udhëhiqet Bob Goodlatte, i cili është njëkohësisht kryetar i Dhomës së Gjyqësorit në Kongres.

Takimin e parë ata e kanë zhvilluar me kreun e Kuvendit, Ilir Metën dhe i pranishëm ishte gjithashtu ambasadori amerikan, Donald Lu.

Pritet që zyrtarët amerikanë të takohen edhe me liderët e tjerë të politikës dhe pjesë e diskutimeve do të jenë kriza në vend si dhe reforma në drejtësi.

Ndërkohë, më 15 maj është parashikuar vizita në Tiranë e zv/ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili mendohet të jetë negociatori i fundit që do mundohet t'i jap zgjidhje krizës politike në vendin tonë.

Të fundit