Flash News

KRYESORE

Delegacioni i Parlamentit Europian vjen në Shqipëri, zbardhet axhenda

Delegacioni i Parlamentit Europian vjen në Shqipëri, zbardhet axhenda

Situata politike në vend, e konsideruar nga ndërkombëtarët si problematike, ka sjellë për një vizitë zyrtare në Tiranë një delegacion të Parlamentit Europian. Synimi i tyre është kthimi i normalitetit në vend.

Të dërguarit e PE-së do të takojnë fillimisht dy krerët e opozitës, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin rreth orës 16:15.

Në orën 17:10 do të takohen me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. Këto takime do të zhvillohen në zyrat e delegacionit të BE-së në Tiranë.

Në axhendë parashikohet edhe një takim me kryeministrin Rama dhe Gent Cakajn e ministrisë së Jashtme. Takimi pritet të zhvillohet në kryeministri në orën 18:10.

Takimet do të vijojnë edhe gjatë ditës së nesërme. Kështu që në orën 08:00 të mëngjesit është parashikuar një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi në Kuvend, ndërsa në orën 09:00 do të takojnë përfaqësues të organizatave të Shoqërisë Civile, përfshi edhe 2 studentë nga Lëvizja për Universitetin te Mak Albania. Në orën 10:15 të dërguarit e PE-së pritet të dalim me një deklarata finale.

Të fundit