Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Delegacioni i PE/ Gazetarja Meço: Nuk u beson më askush. Flasin për pasoja dhe jo shkaqe
Gazetarja Sonila Meço nuk i ka pritur mirë qëndrimet e eurodeputëtëve, që u shprehën kundër vendimit të djegies së mandateve dhe legjitimuan blerjen e votave nga mazhoranca në zgjedhjet e përgjithshme të 2017-ës.
Në një postim në ‘Facebook’, gazetarja shkruan se ata duhet të flisnin jo vetëm për pasojat, por mbi gjithçka për shkaqet, sepse nesër mund të mos jenë më eurodeputetë e një Zot e di kur do t’u bjerë sërish në mendje për Shqipërinë.
“Po asnjë nga këto elementë nuk dëgjova të artikulohet nga ndërkombëtarët këtu a thua se raportet i marrin të gatshme nga sirtarët e paraardhësve të tyre. Për këto a kanë mendim, sugjerime? Se që Shqipërinë e duam të qetë, pa probleme, me parlament funksional e mirëqënie ekonomike ua themi ne. Veç nëse vendosni të bëni arbitrin, nuk mund të bëni dot as tifozin që rri me kurriz derisa të dëgjojë ne altoparlant rezultatin e as të jepni rezultate në tavolinë. Sa kohë as opozita s’mund të pretendojë fitore në tavolinë, askush nuk mund të japë verdikte nga e njëjta tavolinë”, përfundon Meço.
Reagimi i plotë:
Pse u dashka t’i qëndrojnë disa opinioneve të ndenjura mbi situatën ndërkombëtarët dhe nuk veprojnë të pastrojnë ujrat? Se nuk i beson më askush se po i turrbullojnë për t’i kthjelluar. Jo më!
Atëherë pse nuk bëhen ata nismëtarë të një pakti, të një dokumenti ku qartaz të nënshkruhen nga liderët politikë rregullat për të patur një sistem? Se nuk është se e kemi të keq, por nuk e kemi asfare.
Sot pritej nga ndërkombëtarët të flisnin jo vetëm për pasojat, por mbi gjithçka për shkaqet. Sepse nesër mund të mos jenë më eurodeputetë e një Zot e di kur do t’u bjerë sërish në mendje për Shqipërinë. Ndërsa ne do të ngrysim ditët këtu. Ndaj nëse nuk ia dolën deri më sot të mundësonin me udhëheqjet shqiptare një sistem minimalisht të pranueshëm në vendet e tyre, të paktën mos lënë tokë të djegur pas. Ja çfarë prisnin shqiptarët sot prej tyre, një zgjidhje ku të preken një herë e mirë shkaqet:
- Të hetohet deri në fund blerja e votës e të ndëshkohet çdo i përfshirë në të.
• Të vihet në lëvizje prokuroria (që duhet të ketë një kokë të votuar jo vetëm nga një parti politike dhe të marrë fund përkohshmëria e saj) për çdo dosje përgjimesh a akuzash mbi zyrtarë të shtetit, për skandale të qeverive që po myken nëpër sirtarët e saj.
• Të kryhet me themel reforma zgjedhore, produkt primar i së cilës të jetë demokracia përfaqësuese.
Që shqiptarët të mos votojnë më për listat e kryetarëve, por të zgjedhurit e tyre.
Që shqiptarët të kenë të mundur referendumet për të gjitha çështjet me rëndësi kombëtare dhe që prekin interesin publik.
Që vota e emigrantëve të vlejë.
Që të depolitizohet një herë e mirë administrata zgjedhore.
Që asnjë mjet e aset i administratës publike mos përdoret për fushatë.
Që të bëhet transparenca e plotë e financimit të partive politike nëpërmjet auditit ndërkombëtar.
• Të sanksionohet një herë e mirë kontrrolli dhe hetimi i plotë i koncesioneve të dhëna në vend, sidomos nga kompani të regjistruara në parajsa fiskale.
• Miratimi i kontratave koncesionare dhe PPP-ve, në rastet kur detyrimet buxhetore kalojnë një periudhë katër vjeçare të mos kryhet më me vendim qeverie (VKM), por me ligj nga Parlamenti.
• Heqje e lejes koncesionare për rastet e e evazionit fiskal nëpërmjet transferimit të kapitalit, që në Shqipëri ka krijuar miliona euro dëme.
• Ndalimin e pjesëmarrjes në tenderimet publike të kompanive të regjistruara në parajsat fiskale offshore, si dhe në çdo licencë, që jepet për shfrytëzimin e pasurive kombëtare.
• Vetting në politikë
Po asnjë nga këto elementë nuk dëgjova të artikulohet nga ndërkombëtarët këtu a thua se raportet i marrin të gatshme nga sirtarët e paraardhësve të tyre. Për këto a kanë mendim, sugjerime? Se që Shqipërinë e duam të qetë, pa probleme, me parlament funksional e mirëqënie ekonomike ua themi ne. Veç nëse vendosni të bëni arbitrin, nuk mund të bëni dot as tifozin që rri me kurriz derisa të dëgjojë ne altoparlant rezultatin e as të jepni rezultate në tavolinë. Sa kohë as opozita s’mund të pretendojë fitore në tavolinë, askush nuk mund të japë verdikte nga e njëjta tavolinë.
Ndeshjen duhet ta garantoni me të njëjtat standarde si në çdo vend europian. Ky është misioni, që na keni prezantuar qysh ditën e parë kur thërritëm: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Por me vepra, ngjan se po na thoni: “E duam Europën si Shqipëria”.
Atëherë hiqeni fanellën e arbitrit dhe deklarohuni lojtarë. Në të kundërt a mundeni dy fjalë për sa më sipër???
Kujtojmë se delegacioni i PE-së njëzëri u shfaq kundër vendimit të Opozitës për djegien e mandateve, ndërsa apeluan për dialog dhe protesta paqësore.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38