Flash News

KRYESORE

Delegacioni i PE për protestën e studentëve: Të merret parasysh perspektiva e tyre, presionet ndaj të rinjve të papranueshme

Delegacioni i PE për protestën e studentëve: Të merret

Delegacioni i Parlamentit Europian, në konferencën për mediat, ka komentuar situatën politike në vend, por edhe ka reaguar edhe lidhur me protestat masive të studentëve, të cilët kërkojnë rrëzimin e ligjit për arsimin e lartë.

“Shqipëria ka nevojë për shumë herë më tepër hapësirë për shoqërinë civile, e cila duhet të ketë më shumë qasje në institucione. Ndërkohë, zëri i të rinjve duhet dëgjuar nga qeveria për Reformën në Arsimin e Lartë. Rinia është e ardhmja e Shqipërisë dhe arsimi cilësor i ndihmon ata që të shmangin idetë të largohën nga vendi. Është në interes kombëtar që të merret parasysh prespektiva e tyre”, tha Tunne Kelam.

Ndërkohë, eurodeputeti Cristian Dan Preda i ka cilësuar si të papranueshme presionet jo vetëm ndaj studentëve, por edhe ndaj familjeve të tyre. Ai ka theksuar se të rinjtë janë e ardhmja e vendit dhe duhet të merren parasysh.

 

Të fundit