Flash News

KRYESORE

Delfin i ngordhur në Velipojë, ekspertët thirrje peshkatarëve: Mund të jetë dëmtuar nga ju, kujdes dhe pushuesve

Për shkak të izolimit prej pandemisë, të shumta kanë qenë informacionet se në ujërat e detit Adriatik dhe Jon janë parë specie të rralla.

Së fundmi, në bregdetin e Velipojës në Shkodër ka dalë në breg një delfin, fatkeqësisht i ngordhur. Sipas ekspertëve nga Administrata e Zonave te Mbrojtura në Shkodër, delfini mendohet se është dëmtuar nga peshkatarët, ndaj ata bëjnë thirrje për më shumë kujdes, sidomos në këtë periudhë.

“Prej dy ditësh vihet re prezenca e delfinëve në detin Adriatik, Velipojë, konkretisht në Rrjoll dhe Vilun!

Punonjësit tanë vunë re një delfin rreth 6-7 m larg bregut i cili dukej i pajetë, për këtë e nxorën në breg për t’i bërë matje dhe për të parë nëse ka dëmtime të jashtme që mund të lidhën me ngrodhjen e tij!

Pas verifikimeve u dallua një shënjë në njërin sy! Mendohet se mund të jetë dëmtuar nga varka të peshkatëve në det!

Dje, nga disa xhirime, u pa sërish në Vilun një delfin i gjallë!

Me kërë rast, ju bëjmë thirrje për kujdes të gjithëve, kryesisht peshkatarëve dhe pushuesve në bregdetin e Velipojës.

Specie të tilla jo vetëm janë bukuri e jashtëzakonshme, por edhe shumë të rralla në ujërat tona!”, shkruan Administrata e Zonave te Mbrojtura në Shkodër.

Të fundit