Flash News

KRYESORE

Delfini i ngordhur, Artan Fuga: Çfarë t'u desh që erdhe këtej nga anët tona, tani aty te plehrat të hanë qentë e Durrësit!

Delfini i ngordhur, Artan Fuga: Çfarë t'u desh që erdhe

Akademiku Artan Fuga duke ju referuar delfinit të ngordhur që deti nxori në bregdetin e Durrësit thotë se në vend që të bëheshin ekspertiza si duhet meqë kemi të bëjmë me një specie të mbrojtur, erdhi eskavatori, e ngarkoi në një rimorkio portabli për ta hedh te plehrat.

Fuga thotë se ai që ka dhënë urdhër që pa ekspertizë ta hedhin Delfinin në plehra ka bërë shkelje të ligjit!

Reagimi i plotë i Artan Fugës

Plehra!

Delfin i ngordhur i nxjerrë nga deti në Durrës në breg!

Ne vend të bëheshin ekspertiza si duhet meqë kemi të bëjmë me një specie të mbrojtur, erdhi eskavatori, e ngarkoi në një rimorkio portabli, hodhi ca rërë përsipër dhe hë te...plehrat!

Cfarë plehrash!

O Zot cfarë minimalistësh që jemi!

Ai që ka dhënë urdhër që pa ekspertizë ta hedhin Delfinin në plehra ka bërë shkelje të ligjit!

O i shkreti Delfin, cfarë t'u desh që erdhe këtej nga anët tona!

Këtej ikin, ti si naiv erdhe!

Tani aty te plehrat të hanë qentë e Durrësit!

 

Të fundit