Flash News


KRYESORE

Delina Fico merr në mbrojtje Edi Ramën dhe sulmon mbështetësit e teatrit: Nuk keni asnjë pikë fisnikërie

Delina Fico merr në mbrojtje Edi Ramën dhe sulmon

Aktivistja Delina Fico nuk ka thyer pritshmëritë duke u rreshtuar sërish në krah të kryeministrit Edi Rama në përballjen e tij me qytetarët për të shembur Teatrin Kombëtar.

Fico, e cila është gjithashtu bashkëshortja e deputetit socialist Bledi Çuçi, kritikon gjuhën e përdorur në protesta nga aktorët dhe qytetarët, duke e konsideruar vulgare dhe të mbushur me urrejtje.

“Si, more, nuk ka asnjë pikë fisnikërie në këtë qasje kundërshtuese?”,- pyet Delina Fico, duke shtuar se etika e shprehjes është një nga plagët më të rënda në debatin publik në Shqipëri.

Basha sot në konferencë për teatrin: Djegia e mandatave është opsioni më i lehtë; etapat i ndjekim hap pas hapi

Reagimi i Delina Ficos:

I gjithe debati per Teatrin Kombetar dhe protestat paqesore jane krejt legjitime ne nje demokraci, si menyra per te shprehur kundershtine per nje projekt kulturor.

Por, gjuha vulgare e perdorur nga shumica e atyre qe e kundershtojne ndertimin e nje teatri te ri, sipas projektit te qeverise, me le pa tekst, qe thone ne Kosove. Si, more, mund te flasesh per artin e te perdoresh vetem fjale urrejtjeje dhe vulgare?

Si, more, mund te debatosh per nje ceshtje, e cila nuk ka te beje me shkelje flagrante te te drejtave te njeriut, e te hedhesh helm vulgar per kedo qe eshte rrotull - qeveritare, politikane dhe ish-politikane, aktore, njerez te tjere te artit, gazetare - qe nuk mendojne si ty dhe e perkrahin ndertimin e teatrit te ri sipas projektit te qeverise?

Si, more, nuk ka asnje pike fisnikerie ne kete qasje kundershtuese? Paaftesia e shume personave publike per te qendruar ne kufijte e edukates dhe etikes se shprehjes eshte trishtim i madh dhe nje nga plaget e renda te debatit publik ne vendin tone te vogel.

Vangjel Tavo në listën e votuesve pro shembjes së teatrit? Reagon menjëherë LSI: S’ishte fare prezent, votimi është manipuluar

Deklaroi se i bashkohet PS-së, surprizon Reme Lala në votimin e projektligjit për shembjen e teatrit

Ekskluzive/ Pandeli Majko nuk ka marrë ende asnjë vendim për dorëheqjen; stafi i tij në Ministri vijon punën

Të fundit