Flash News

KRYESORE

Demarkacioni, Hahn i bën thirrje Kosovës: Tani është momenti për të vepruar

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, e ka bërë të qartë se ratifikimi i Demarkacioni me Malin e Zi nuk do të bëhet më i lehtë me kalimin e kohës dhe thotë se tani është momenti për të vepruar.

Hahn, i cili po qëndron në Prishtinë bashkë me Përfaqësuesen e Lartë të BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini dhe presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në një postim në rrjetin social ‘Twitter’, Johannes Hahn, ka shkruar për debatin që zhvilluan më parë në Bibliotekën Kombëtare.

“Gjatë dialogut me qytetarët në Prishtinë: kriteret e liberalizimit të vizave janë të përshtatura. Vendimtar është trajtimi i dy kritereve të mbetura. Demarkacioni i kufirit nuk do të bëhet më i lehtë me kalimin e kohës. Tani është momenti për të vepruar”, ka shkruar Hahn.

Të fundit