Flash News

KRYESORE

Demarkacioni/ Jakup Krasniqi mesazh për Edi Ramin: Kosova nuk zhbëhet me deklarata dhe opinione

Demarkacioni/ Jakup Krasniqi mesazh për Edi Ramin: Kosova nuk zhbëhet

Për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, është përfshirë në debatin që u hap mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe deputetit të Kosovës, Albin Kurti.

 Kurti i kishte kërkuar kryeministrit Rama që të mos merret me Demarkacionin pasi kjo, sipas Kurtit, është çështje e brendshme e Kosovës. Rama iu kundërpërgjigj menjëherë kësaj deklarate.

“I dashur Albin! Faktet s'janë opinione dhe kufijtë nuk përcaktohen me opinione! Sa për tokën po ta kujtoj që unë nuk fal as det jo më tokë”, ka shkruar kryeministri në Facebook.

Pjesë e këtij debati u bë edhe Jakup Kransiqi i cili i ka përciell një mesazh Ramës në lidhje me këtë çështje duke i thënë s Kosova nuk është bërë dhe as nuk zhbëhet me deklarata dhe opinione, si dhe deklaronë se kufijtë e Kosovës nuk ndryshohen e as riciklohen me deklarata dhe opinione.

Ky është shkrimi i plotë i Krasniqit:

Le ta dinë të gjithë, Presidentë e Kryeministra

Le ta dinë Presidentë a Kryeministra se shteti i Kosovës as nuk është bërë e as zhbëhet me deklarata e opinione.

Gjithashtu duhet ta dinë, se as kufijtë e Kosovës nuk ndryshohen e as ricaktohen me deklarata e opinione.

Edhe për shtetin edhe për kufinjtë ka vendosur populli që i ka mbrojtur.

I falenderojmë të gjithë ata që janë solidarizuar me të drejtat e liritë e popullit tonë në kohë të vështira!

Të fundit