Flash News

KRYESORE

Demarkacioni me Malin e Zi/ Goditet me vezë në kokë kreu i 'Vetëvendosjes', arrestohet organizatori i protestës

Demarkacioni me Malin e Zi/ Goditet me vezë në kokë kreu i

Oragnizatori i protestës para Kuvendit në Kosovë është arrestuar nga policia pasi goditi me vezë kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Disa qytetarë janë mbledhur para Kuvendit të Kosovës për të protestuar pro ratifikimit të demarkacionit. Lëvizja Vetëvendosje e kundërshton ashpër demarkacionin me Malin e Zi, dhe ka nisur një peticion ku kërkon të mbledhë 200 mijë firma kundër marrëveshjes.

Ndërkohë ka nisur në Kuvend seanca për miratimin e marrëveshjes së plotësuar për demarkacionin me Malin e Zi. Për miratimin e këtij Projektligji nevojiten 2/3 e votave të deputetëve, saktësisht nevojiten së paku 80 vota.

Të fundit