Flash News

KRYESORE

Dëmet nga tërmeti, banorët e Shijakut mbledhin plaçkat dhe braktisin godinat e bllokuara me shiritin ‘mos kalo’

Shijaku, është një nga zonat më të prekura nga tërmeti.

Ashtu si shumë zona të tjera përreth Durrësit, shumë pallate janë dëmtuar dhe janë konsideruar si të pabanueshme deri në përfundim të inspektimeve nga ana e ekspertëve.

Ky fakt evidentohet edhe përmes shiritave të verdhë që kanë rrethuar dhjetëra godina shumëkatëshe, që dukshëm paralajmërojnë rrezikshmërinë që tashmë paraqesin këto ndërtesa.

Në kushte tilla, banorët kanë nisur të marrin ç’të munden prej shtëpive të tyre të plasaritura dhe të largohen në drejtime të ndryshme, kush nëpër hotelet e ofruara nga qeveria, kush nëpër të afërm nëpër qytete të tjera larg Durrësit, duke shkretuar edhe më shumë Shijakun që nuk i shpëtoi dot lëkundjeve të forta me magnitudë 6.4.

Shihni fotot e siguruara nga politiko.al:

Të fundit