Flash News

KRYESORE

Dëmet nga tërmeti, Rama shpalos ‘bonuset’ për familjet e prekura: Leje ndërtimi pa pagesë brenda 5 ditësh, u falen borxhet e ujit dhe dritave

Dëmet nga tërmeti, Rama shpalos ‘bonuset’ për

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një paketë vendimesh që ofrojnë lehtësira për familjet e prekura nga tërmeti i 21 shtatorit.

Si pasojë e lëkundjes së fortë sizmike, qindra familje në vend, kryesisht në Tiranë dhe Durrës mbetën pa shtëpi, ose godinat e tyre pësuan dëme të konsiderueshme.

Sipas Ramës në një konferencë për shtyp, në varësi të dëmit, për familjet e prekura do të bëhet një përshpejtim për dhënien e lejeve të ndërtimit brenda 5 ditësh dhe pa taksë.

“Kemi vendosur të bëjmë përshpejtim për lejet e dertimeve që kanë patur dëme nga tërmeti, kam kërkuar të lehtësohet procedura, nuk do paguajnë asnjë taksë por edhe brenda pesë ditësh .

Leja e ndërtimit nuk do jepet pa policen e sigurimit që duhet ta disponojnë që në fillim grupet e projektimit, ta depozitojë investitori apo kërkuesi i lejes në dosje kur kërkon lejen dhe detyrimin për kompanitë e sigurimit që të garantojnë zbatimin e saktë dhe pa shkelje të lejes.

E kam propozuar shumë vite më parë, nuk mund të kontrollohen dot godinat e ndërtuara për qëllime përfitimi, pallatet dhe godina me karakter biznesi, hotele, vetëm me inspektorate. Por duhet të hyjë mekanizmi i vetëkontrollit me kompaninë e sigurimit, merr përsipër se godina përputhet me atë që është e autorizuar në leje ndërtimi, në të kundërt do të shkojnë para ligjit të dyja palët”, tha Rama.

Po ashtu, kryeministri tha se është kërkuar që edhe OSHEE dhe kompanitë e ujësjellësit të zerohen borxhet dhe të subvencionohet 100% tarifa që paguhet edhe kur nuk je në banesë. Kurse për familjet e tjera nisur nga shkalla e dëmtimit do ketë masa të përshkallëzuara.

Të fundit