Flash News

KRYESORE

Dëmi 30 mln euro/ Gjykata e Tiranës vendos masën “arrest shtëpie” për 9 biznesmenë

Dëmi 30 mln euro/ Gjykata e Tiranës vendos masën “arrest

Arrestimi i 15 biznesmenëve nga Policia e Tiranës tërhoqi vëmendje, pasi ata dyshohen se i kanë shkaktuar shtetit shqiptar një dëm prej 30 milionë eurosh. Por Gjykata e Tiranës në seancën e parë vendosi që për 9 nga 15 të arrestuarit të japë masën “Arrest shtëpie”, kurse për 6 të tjerët masën “arrest me burg me afat 20 ditor.

Prokuroria fillimisht kërkoi “arrest me burg” për 14 prej tyre dhe “arrest shtëpie” për Shkëlqim Prodanin, por gjatë seancës, prokurorja e çështjes, Elisabeta Imeraj ndryshoi kërkesën për masën e sigurisë, bazuar mbi arsyet shëndetësore dhe familjare të tyre.

Sektori i Krimit Ekonomik në Policisë e Shtetit kishte disa muaj që po hetonte të ndaluarit, për abuzime me skemën e TVSH-së.

Biznesmenët dhe administratorët e firmave, kryesisht në fushën e ndërtimit, kryenin shitje dhe blerje me fatura fiktive, e më pas rimbursoheshin nga shteti duke shkaktuar një dëm financiar në miliona euro. Akuzat ndaj tyre janë krijimi i skemave mashtruese, falsifikimit të vulave e stampave si edhe fshehjes së të ardhurave.

Arrest shtëpie

1.Paqsor Buzi, aksioner me 50% i G.P.G Company arrest shtëpie

2.Astrit Lala, kompania Leksi 'Security 1' arrest shtëpie

3.Haxhi Sala, kompania Leksi 'Security' arrest shtëpie

4.Ilia Dimo, kompania IBS sh.p.k arrest shtëpie

5.Shkëlqim Prodani, kompania 'Red Black' arrest shtëpie

6.Shpresa Joanidhi, kompania “Shpresa” sh.p.k arrest shtëpie

7.Rabi Kurti, kompania “Kurti Construction” arrest shtëpie

8.Riza Roshi, kompania “Dorgen” sh.p.k arrest shtëpie

9.Rrapo Baduni, kompania “Bani/s” arrest shtëpie

Arrest me burg 20 ditë

10.Besnik Pelivani, kompania e ndërtimit A.B.BE 20 ditë burg

11.Fatmir Firi, kompania Arb &Trans Sh.p.k 20 ditë burg

12.Ardian Bejko, kompania “Babeko Trans” 20 ditë burg

13.Vasil Korita, kompania “Medi Pharma” 20 ditë burg

14.Vangjush Mbriçe, kompania C.E.C Group 20 ditë burg

15.Mhill Ndreca, kompania “Kombeas” 20 ditë burg

Hetim në gjendje të lirë

1.Përparim Hasani

2.Albert Ahmet

Të fundit