Flash News

KRYESORE

Demi Lovato del nga spitali, u drejtohet qendrave të rehabilitimit për lënien e drogës

Demi Lovato del nga spitali, u drejtohet qendrave të rehabilitimit për

Para dy ditësh këngëtarja me famë botërore, Demi Lovato, u shtrua me urgjencë në spital pasi u gjet pa ndjenja në shtëpinë e saj.

Këngëtarja përfundoi në atë gjendje si pasojë e mbidozës së heroinës dhe gjatë këtyre ditëve po trajtohej nga mjekët.

Ndërkohë, ditën e sotme familjarët e saj kanë bërë të ditur se tashmë Demi ndodhet në gjendje konstante dhe është kthyer në shtëpi.

E vetëdijshme për problemet e saj, ajo u është drejtuar qendrave rehabilituese si shërim i vetëm për të hequr dorë nga mbidoza.

Kujtojmë që Demi Lovato kishte hequr dorë nga narkotikët prej 6 vitesh.

Të fundit