Flash News

KRYESORE

Demi Lovato, ndahet nga i dashuri dhe gjuan instruktorin aq shumë me grusht sa i thyen dhëmbin

Demi Lovato është ndarë nga i dashuri i saj Henry Levy. Burime pranë "People" bëjnë me dije se gjatë kohës që ajo ka qenë në qendrën e rehabilitimit, i dashuri i saj nuk i ka qëndruar pranë e megjithatë ende nuk janë bërë publike arsyet e ndarjes. Nga ana tjetër, Demi është parë teksa shijon jetën e saj dhe po bën stërvitje. Që nga momenti që ka nisur të rehabilitohet, Demi nuk është parë të postojë shumë në Instagram. E megjithatë, dje ka ndarë me ndjekësit një video e trajnerin Jay Glazer, i cili mban dhëmbin e tij në dorë.

“Praktikisht ia hoqa dhëmbin Jay Glazer-it gjatë stërvitjes mëngjesin e sotëm, ndërsa ai po mbante mbrojtësin e gojës. Më vjen keq (nuk më vjen) Jay!”, shkroi Lovato.

Të fundit