Flash News

KRYESORE

Demiraj: E vërteta e skandaleve në Policinë e Shtetit, së shpejti, në dritë të diellit... Fajtorët do të përgjigjen para ligjit!

Demiraj: E vërteta e skandaleve në Policinë e Shtetit, së

Pas publikimt të lajmit se nga zbardhja e dosjes së trafikantit të drogës, Moisi Habilaj rezulton se Habilaj kontrollonte radarët e ushtrisë në Durrës, ka reaguar edhe ish-ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj, i cili komenton faktin dhe shtoi se “E verteta do te dale se shpejti ne drite te diellit dhe do te verboi politiken e korruptuar”. Ja postimi i Demirajt:

“Te nderuar miq!

Prej tre vitesh, ne detyra te ndryshme edhe si Minister i Brendshem kam denoncuar me fakte veprimtarine korruptive dhe kriminale me qendren e radareve dhe bashkepunimin e trafikanteve. Ne shume raste operacionet policore, nen drejtimin e tim, perfundonin pa rezultat per shkak te fikjes se radareve ne QNOD. Pergjigjet e klanit Habilaj njoftojne se ata kane pasur njerezit e tyre ne institucione. E verteta do te dale se shpejti ne drite te diellit dhe do te verbojë politiken e korruptuar.

 

Kjo histori fillon me ne muajin Tetor 2013 me tenderin e mirembajtjes se radareve, moskryerjen e sherbimeve ne to, firmosjen e tenderave korruptive nga komandantet e Forcave Detare (nen drejtimin Sekretarit te pergjithshem te ministrise se Mbrojtjes ) gje qe çoi ne ngritjen e autostrades se droges ne Adriatik.

Ne cilesine dhe pergjegjesine e shtetarit, kam ndare cdo shqetesim dhe informacion me partneret strategjike te vendit ne menyre qe te parandalonim nje dite kete skandal.

E verteta e skandaleve ne Policine e Shtetit, atyre qe drejtuan dhe mundesuan trafikun e droges, korrupsionit dhe lidershipit te Ministrise se Mbrojtjes do te dale se shpejti dhe fajtoret do te pergjigjen para ligjit. DD."

Të fundit