Flash News

KRYESORE

Demiraj flet për një listë me 124 emra: E ka edhe kryeministri; kanabisi nuk mbillet pa mbështetje politike

Demiraj flet për një listë me 124 emra: E ka edhe kryeministri;

Ministri Brendshëm, Dritan Demiraj ka folur për ekzistencën e një liste me 124 emra të përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit. Në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, Demiraj theksoi se kjo listë ëshë hartuar në bashkëpunim me agjencitë e tjera dhe se atë e kanë në dorë edhe kryeministri Edi Rama.

“Unë kam një listë shumë të madhe, të përbërë nga 124 emra, për shkak edhe të funksionit, për shkak të një bashkëpunimin më të mirë sesa paraardhësit e mi me agjensitë e tjera. Kjo është një listë e hartuar nga agjenci të ndryshme të cilat nuk i përmënd këtu. Sigurisht që kryeministri dhe gjithë personat që duhet ta kenë, e kanë këtë listë e kanë dhe ne jemi duke punuar në funksion të detyrës organike që kemi për ta pastruar përfundimisht Shqipërinë nga ky fenomen, nga trafiqet në mënyrë që Shqipëria të mos figurojë më në hartën e vendeve që trafikojnë”, ka deklaruar ministri.

Demiraj ka thënë se kanabisi nuk mund të kultiviohet pa mbështetje politike dhe të policisë. Ai tregoi se ka patur raste kur droga ka qenë e fshehur në shtëpinë e punonjësve të policisë.

“Po tani duhet të themi të vërtetën, pa mbështetje politike nuk kultivon dot kanabis. Pa mbështetjen e policisë dhe qeverisë vendore, kryetarit të komunës, kryetarit të bashkisë, kryetarit të partisë së tij nuk kultivon dot kanabis. Sigurisht që kanë, në krahasim me vjet kjo është shumë më e vogël, por ne po punojmë që ta pastrojmë. Unë kam qenë në det, mal, fushë, jo se nuk i besoj policisë, por ka raste që edhe punonjës të policisë janë të përfshirë. Ka pas raste se sasira tonelatash droge ndodheshin në shtëpinë e punonjësit të policisë”, ka thënë Demiraj.

Të fundit