Flash News

KRYESORE

Demiraj flet për situatën në Elbasan: Janë zbuluar tunele të grupeve kriminale, njësoj si në Afganistan

Demiraj flet për situatën në Elbasan: Janë zbuluar tunele

Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka bërë një deklaratë të fortë në “News 24”, duke zbuluar një të pathënë deri tani në lidhje me ngjarjen e Elbasanit. Demiraj tha se janë zbuluar tunele të grupeve kriminale, duke krahasuar me Afganistanin. Duke analizuar videon e momentit të goditjes së makinës së policisë, Demiraj thotë se duket qartë që nuk policët kanë frikë të ndërhyjnë.

“Që në momentin që kam marr detyrën jam njohur me këto probleme. Situata në Elbasan ka qenë edhe më parë problematike, por masat e marra nga policia kanë qenë të hollësishme. Kur kam qenë unë për 4 muaj në detyrë nuk ka pasur këto probleme.

Puna e policisë duhet të ishte më konkrete. Përveç atyre elementeve që zoti Hoxha shpjegoi, një nga gjërat kryesore të këtyre grupeve është logjistika e tyre. Në qoftë se do të analizojmë vendin ku jetojnë, punojnë , si në tunelet e Afganistanit, kam informacione.  Janë zbuluar tunele. Kjo ngjarje është jo pa qëllim me vonesë. Nuk do t’i bënim nder asnjë institucioni nëse nuk bindim dot një analizë.

Nga pamjet duket se policia ka frikë të ndërhyjë. Asnjë nga policët nuk vepron, nuk futet brenda që do të thotë policia nuk është në gjendje të realizojë misionin e vet”, tha Demiraj.

 

Të fundit