Flash News

KRYESORE

Demiraj i kundërvihet Ndreut, tregon për telefonatën e marrë prej tij

Demiraj i kundërvihet Ndreut, tregon për telefonatën e marrë

Ish-ministri i Brendshëm Demiraj ka deklaruar për “News 24 në lidhje me kriminelët që kanë mbështetjen e policisë.  Demiraj tha se policia ka evidentuar raste kur kriminelë japin para dhe mbështesin një politikan të caktuar dhe se ka pasur dhe arrestime.

I ndërprerë nga deputeti i PS-së , Pjerin Ndreu, i ka kërkuar me ngulmë që të tregoj se kë konkretisht, dhe ish-ministri i ka kujtuar telefonatën. Të cilën Ndreu e ka shpjeguar si një njoftim për atë se çfarë mund të ndodhte në Shëngjin ditën e zgjedhjeve, kur mbeti i plagosur një person dhe pati të shtëna armësh.

Debati

Demiraj: Duk jam dakord që ne po inkurajojmë krimin. Ne jemi ne mbështetje te policisë , për ta mbështetur misionin e tyre sepse përballen me probleme të shumta. Nuk ka infrastrukturë, por në gjithë këto vite ka përmirësim të ndjeshëm, nuk mund të jemi negativë në çdo gjë që themi. Nuk jemi për debat politik.

Isha ministër në periudhën e zgjedhjeve, është e vërtetë se grupe të caktuara kriminale japin lekë, mbështesin persona të caktuar.

Ndreu: Pse nuk i keni kapur?

Demiraj: Edhe i kemi kapur.

Ndreu: Forcat i ke pasur ti?

Demiraj: jo, nuk i kam pasur unë, i ka pasur Drejtoria e Përgjithshme. I kemi kapur por nuk ka qenë bashkëpunimi i sinqertë.

Ndreu: Unë s’di që ke kapur një.

Demiraj: kemi kapur edhe në Lezhë, Shkodër, e di ti se më ke telefonuar.

Ndreu:  Unë të kam telefonuar një orë para se të ndodhte ngjarja në shëngjin dhe nuk ke marr asnjë masë. S’keni çuar asnjë forcë në Shëngjin. Nuk keni marr asnjë masë. Keni qenë të fokusuar në dia persona që i keni kontrolluar 30 herë.

 

 

 

Të fundit