Flash News

KRYESORE

Demiraj do jetë pjesë e qeverisë “Rama 2”? Deputeti i PD-së zbardh të vërtetën

Demiraj do jetë pjesë e qeverisë “Rama 2”? Deputeti i

Që prej ditës së djeshme është duke qarkulluar lajmi se Dritan Demiraj do të mbetet në postin e ministrit të Brendshëm edhe pas krijimit të qeverisë së re, në muajn shtator.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar deputeti i zgjedhur i PD-së, Tritan Shehu, i cili e konsideron ‘fake neës’ me qëllim përbaltjen e PD-së. Shehu shtron pyetjen sesa fabrika dizinformimi janë sponsorizuar, duke shprehur besimin se Demiraj nuk do të jetë pjesë e qeverisë ‘Rama 2’.

Reagimi i Tritan Shehut:

Përsëri me ‘Fake neës’ për të përbaltur PD-në!

Mjegullnaja e radhës: Ministri Demiraj do të vazhdojë si ministër edhe në "Qeverinë Rama 2"!!!

Dhe mbas kësaj "shkrehen bateri topash" kundër Bashës e politkave të PD; pa dyshim edhe nga "dashamirës" të PD!

Mbasi u çfry tullumbaci i koalicionit me LSI, po fryhet një tjetër, ai i lidhjeve imagjinare PD-PS!

Sa shumë fabrika dizinformimi janë sponsorizuar?

Apo është një e vetme me shumë filial?

E gjithe kjo më kujton "Pallatin e Ëndrrave" të të madhit Kadare.

Të fundit