Flash News

KRYESORE

Demiraj në Shkodër: Situata politike është ndryshe nga vitet e tjera, ku ishte një zonë e nxehtë

Demiraj në Shkodër: Situata politike është ndryshe nga vitet

Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka përfunduar takimet në Shkoder. Ai erdhi për tu takuar me subjekte politike dhe eksponent të ndryshëm në prag të zgjedhjeve të 25 qershorit. Fillimisht ka takuar kandidatin për deputet te LSI Agron Çela teksa ka zhvilluar një bisedë me të. Më pas ministri Demiraj është ndalur në zyrën e kryetares ë  bashkisë Shkodër Voltana Ademi teksa ka qëndruar për rreth 30 minuta.

Ministri Demiraj eshte takuar edhe me perfaqesues te PD per tu njohur edhe me perceptimin e tyre per situaten aktuale. Ministri Demiraj u shpreh pas ketyre takimeve jashte kamerave se ka qene ne Shkoder per takuar me drejtues dhe subjekte te ndryshme per zgjedhjet parlamentare. Nga sa mesohet ministri Demiraj tha se situata ne Shkoder eshte e qete dhe se subjektet politike nuk kane shprehur ndonje shqetesim apo problematike, ndryshe nga vitet e kaluara kur Shkodra ishte nje zone e nxehte.Shkodra News

Të fundit