Flash News

KRYESORE

Demiraj paralajmëron nga Kukësi dhe Dibra: Policia të ndalojë personat që do tentojnë të blejnë vota

Demiraj paralajmëron nga Kukësi dhe Dibra: Policia të

Dritan Demiraji cili mban postin e  Ministrit të Punëve të Brendshme, zhvilloi takime në Drejtoritë e Policisë në Kukës dhe Dibër për të trajtuar masat për një proces zgjedhor të paprekshëm  dhe me standarde evropiane, si dhe parandalim të përdorimit të parave me burim kriminal në blerjen e votës.

I shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, ministri Demiraj kërkoi angazhim maksimal për identifikimin dhe ndalimin e personave që do të tentojnë të ndikojnë në procesin zgjedhor dhe theksuan se çdo përfshirje e efektivëve të Policisë në fushatë është vepër penale.

Ministri Demiraj përgëzoi Drejtorinë Vendore të Kukësit për masat për moslejimin e kultivimit të kanabisit në qark (në kufijtë e minimales) dhe kërkoi angazhim profesional për lehtësimin e radhëve të gjata në Pikat e Kalimi Kufitar të qarkut Kukës.

Ministri Demiraj garantoi mbështetje maksimale për arritjen e misionit.

Të fundit