Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Demiraj: Protestat dhe denoncimet e opozitës imponuan ndryshimet në qeveri; timonieri ka personalizuar pushtetin
Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, ka komentuar ndryshimet e bëra nga kryeministri Edi Rama në kabinetin qeverisës. Përmes rrjetit social Facebook, Demiraj thotë se ndryshimet ishin të imponuara nga protestat dhe denoncimet e bëra nga opozita.
“Ndryshimet pavarësisht se ishin të imponuara nga “tërmetet” e lëvizjeve studentore, qytetare dhe denoncimeve të vazhdueshme të opozitës, bënë që ti bashkëngjiten çdo shqiptarë i djathtë, i majtë apo i angazhuar politikisht.
Këto ndryshimeve nga “Matriarku” i “Matrioshave ruse” nuk mund të sjellë largimin nga zullumet, hajdutëria, korrupsioni, krimi, trafiqet e drogës dhe pastrimin e parave, por do të përqëndrohen më mirë në dorën e matriakut dhe oligarkëve pasi “matrioshat” i përdor më mirë, ndërkohë që sistemi i drejtimit është i njëjtë, pra shkurtimisht siç thotë populli "hoqi Lenën e vuri Prenën"!”, shkruan Demiraj.
Duke ju referuar emrave të përzgjedhur nga Rama për t’i bërë pjesë të kabinetit, ish-ministri thekson se “timonieri ka personalizuar pushtetin dhe personalizimi i pushtetit të çon në sisteme të deformuara demokratike. Kjo qeverisje po e kthen Shqipërinë në klientelizëm, paaftësi dhe demagogji si dhe një vatër që eksporton një pjesë të krimit të organizuar në Evropë”.
Demiraj e mbyll reagimin e tij duke thënë se shqiptarët e ndershëm, të të gjitha grupeve sociale apo politike, si dhe çdo shqiptar i diasporës, duhet të marrin frenat e drejtimit të vendit dhe të mos e lënë Shqipërinë të shkojë drejt sistemeve autokratike.
Postimi i plotë
Qeverisja e “Matriakut dhe Matrioshkave”.
Këto ditë “Timonieri i ripjelljes” prezantoi ekipin që do të përballet me sfidat e qeverisjes për të dalë nga katrahura që me sjelljen eksperimentale institucionale qeverisëse e ka katandisur sot Shqipërinë si “Kolumbia ballkanike”. “Mbijetesa e qeverisë” apo "qarkullimi i qeverisë" sipas konceptit të autokratit Rama, janë manovra për të zgjatur sundimin e tij duke çuar në paqëndrueshmëri politike Shqipërinë dhe duke bërë një regres ekonomik e politik të paparë ndonjëherë.
Ndryshimet pavarësisht se ishin të imponuara nga “tërmetet” e lëvizjeve studentore, qytetare dhe denoncimeve të vazhdueshme të opozitës, bënë që ti bashkangjiten çdo shqiptarë i djathtë, i majtë apo i angazhuar politikisht.
Këto ndryshimeve nga “Matriarku” i “Matrioshave ruse” nuk mund të sjellë largimin nga zullumet, hajdutëria, korrupsioni, krimi, trafiqet e drogës dhe pastrimin e parave, por do të përqëndrohen më mirë në dorën e matriakut dhe oligarkëve pasi “matrioshat” i përdor më mirë, ndërkohë që sistemi i drejtimit është i njëjtë, pra shkurtimisht siç thotë populli "hoqi Lenën e vuri Prenën"!
Shqipëria pret të hapen negociatat me BE, të cilat kërkojnë personalitete dhe ekspertë me eksperiencë në diplomaci, pasi do të negociohen 35 kapituj. Por, këto nuk mund ti bëjnë “matriushkat dhe bebushët” e zgjedhur apo akoma më keq Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme “balerina” Mimi!!
Timonieri ka personalizuar pushtetin dhe personalizimi i pushtetit të çon në sisteme të deformuara demokratike. Kjo qeverisje po e kthen Shqipërinë në klientelizëm, paaftësi dhe demagogji si dhe një vatër që eksporton një pjesë të krimit të organizuar në Evropë.
Shqipëria me këto drejtues mediokër dhe krejtësish të paaftë, me edukim intelektual e profesional gjysmak si dhe mashtrues dhe vjedhës diplomash, duke u paraqitur si “koka të mencuara” dhe duke u prezantuar me “hanëmet” e Vezirit si “Dr”.Mimi Kotelja, “Dr”. Gjylameti, “Dr”.Manastirliu, “Dr”.Palla etj…, por që në fakt janë vetëm një “Sekt pink dylberash”, servilash, hipokritësh dhe lëpirësash. Ky lloj sekti matrapazësh e mercenarësh, nuk njohin nënë e babë, familje pasi kanë filluar të ndryshojnë dhe gjini, komb e atdhe, vetëm për para!. Këta kanë humbur dinjitetin njerëzor dhe kombëtar! Në fakt qeverisja e “ripjelljes” vazhdon të pjellë vetëm hajdutë mashtruesa, narçistë, nihilistë, injorantë, hipokritë, fodullë dhe “doktorë".
Gjatë gjithë historisë, protestat e studentëve janë bërë një element kryesor për ndryshimet shoqërore në mbarë botën. Ata studentë që protestojnë sot, mbështeten nga një histori e gjatë dhe e shquar dhe nga këta aktivistëve dolën njerëz të shquar. Nuk ka asnjë dyshim se revoltat studentore janë simbol i revoltës të të gjithë grupeve sociale si protesta e kuksianëve, minatorëve, naftëtarëve, banorëve të “Astirit”, banorëve të unazës dhe shqiptarëve të diasporës, ku padyshim shkaktari dhe përgjegjësi kryesor i kësaj gjendje qeverisëse është “timonieri” dhe “guzhinieri i tepsisë” së bashku me “dylberat/et” që kishte dhe ka pranë vetes. Sot ai ka shumë frikë, se nuk ka kujt t’ja lerë “bunkerin” e Surrelit, nuk është i sigurt nëse do të mund të gëzojë paratë e vjedhura e të fshehura në llogaritë off-shore, nuk ka siguri nëse “miqtë” e tij Gjiknuri, Ahmetaj, Beqaj, Nikolla, Kodheli, Tahiri, Xhafa, Sejdini, Xhuxhi Dako, etj do ti japin statusin e azilantit pasi ja kanë zënë radhën.
Prej vitesh Shqipëria është shndërruar një ndër vendet më të korruptuara në planet dhe këtë po e thonë me zë të lartë përveç opozitës dhe liderit të saj zotit Lulzim Basha çdo media dhe qeveri perëndimore. Kjo qeveri ka dhënë me koncesion (PPP) të gjitha pronat, shërbimet jetike dhe pasuritë publike, pra pothuajse e ka dhënë shtetin me qera dhjetëravjecare. Sipas raporteve vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit çdo vit vidhet më shumë se 1/3 e buxhetit të shtetit shqiptar. Vendi po shkon në një drejtim të dyshimtë, në mënyrë të krijojë sa më shumë pushtet “timonieri” gjithmonë në kurriz të shtetit dhe shtetasve të tij. Timonieri ka demotivuar, destrukturuar dhe e ka shkatërruar të gjithë administratën publike. Ka larguar dhe frikësuar të gjithë njerëzit e ndershëm, profesionistë, të aftë, arsimuar, diplomuar dhe të kualifikuar, të gjithë artistët me dinjitet, të gjithë juristët e aftë, gjykatësit e prokurorët e ndershëm, mjekët, infermierët, gazetarët e ndershëm, të gjithë oficerët e ushtrisë e të policisë si dhe ka bërë që me politikat e pashpresa të largohen me qindra mijëra nga shqiptarët më të mirë e arsimuar në vende të tjera dhe të strehojë në Shqipëri emigrantë të botës së tretë dhe vetëm me një qëllim, që t’i qeverisur më lehtë.
Shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen dhe të kundërshtojnë me të gjitha format demokratike kundër kësaj propagande të fuqishme me orkestrim nga “ERTV & Endri” për të fituar statusin e qytetarit të lirë ku sistemi demokratik ta garanton dhe jo sistemi autokratik i “ripjelljes”. Në masën që hapësira për shprehje politike mbyllet nën autokracinë, qytetarët përballen me një zgjedhje të pakëndshme ndërmjet pranimit politik dhe protestës së dhunshme, me të gjitha rreziqet që mund t'i bëjnë këto opsione. Zhvendosja e regjimeve autokratike nga poshtë ka të ngjarë vetëm nëse lëvizjet sociale krijojnë organizata të forta dhe të qëndrueshme politike. Kështu që, rreziku i vetëm për një regjim autokratik vjen nga demokratët e mundshëm e opozitat e ndershme e me platforma të qarta qeverisëse, jo nga rebelët apo revolucionarët, të cilët do të rrëzonin një diktaturë dhe do ta zëvendësonin atë me një tjetër qeverisje të majtë, pasi doktrinat e të majtës janë vetëm për nënshtrim dhe varfëri.
Shqiptarë të ndershëm të të gjitha grupeve sociale apo politike si dhe çdo shqiptar i diasporës, të cilët duan një Shqipëri demokratike më të mirëqeverisur, duhet të marrin frenat e drejtimit të vendit dhe të mos e lënë Shqipërinë të shkojë drejt sistemeve autokratike.
Të fundit
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58