Flash News

KRYESORE

Demiraj shkon me urgjencë në Rragam të Shkodrës: Kemi kërkuar ndihmë nga Greqia e NATO

Demiraj shkon me urgjencë në Rragam të Shkodrës: Kemi

Ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj, i cili nuk mori pjesë në mbledhjen e mëngjesit të kryeministrit Rama për situateën e kanabisit dhe dorgës në vend, po ndjek nga afër situatën e krijuar nga zjarret në zonën e Shkodrës.

I ndodhur në fshatin Rragam në Gur të Zi ai e ka cilësuar si të jashtëzakonshme situatën e krijuar në vend dhe ka shtuar se do të kërkohet ndihmë nga shteti fqinj Greqia por edhe NATO.

“Jemi në sezon turistik dhe kjo nuk i shërben turizmit. Kemi kërkuar ndihmë nga Greqia dhe NATO”,- tha Demiraj.  Demiraj ishte në fshatin Rragam të Shkodrës, për një inspektim në një aksion për shuarjen e zjarrit.  Ai është shprehur se arsyeja ardhjes është situata jashtëzakonshme në vend dhe se të gjitha strukturat janë të mobilizuara për rastet. Demiraj theksoi se pushteti vendor do ti vijë në ndihmë si dhe kompania viva me helikopterë. Ministri u shpreh se zjarrvëniet janë shumica të qëllimshme.

90 vatra zjarri raportohen në të gjithë shqipërinë ndërkohe pritet një helikopter nga Greqia dhe një nga NATO.

Ndersa drejtori i Emergjencave Civile Premci u shpreh se  situata eshte nen kontroll edhe pse kemi patur shume zjarre. Zjarri me i fuqishem ka zgjatur 2 ore sepse jane fikur nga helikopteret. S’kemi viktima dhe kjo eshte pozitive theksoi ai.”

Të fundit