Flash News

KRYESORE

Demiraj u filmua nga kamerat e trupit të policëve, Ministria e Brendshme nis hetimin

Demiraj u filmua nga kamerat e trupit të policëve, Ministria e

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme njofton se ka nisur procedim disiplinor për policët që filmuan dhe më pas shpërndanë videon e ministrit Dritan Demiraj, teksa ky i fundit diskutonte me disa oficerë të policisë gjyqësore, gjatë sekuestrimit të prozhektorëve që dyshohet se shkaktuan problemet shëndetësore te militantët e PD-së në mitingun e para disa ditëve.

Nga pamjet e transmetuara nga Tv Klan, duket se ministri Demiraj është filmuar nga një prej vartësve të tij me kamerat e trupit që kanë policët të vendosur në pjesën e majtë të kraharorit gjatë shërbimit. 

Demiraj shihet ndërsa po i shpjegonte oficerëve gjyqësore se nuk mund të merrnin të gjithë prozhektorët, por vetëm njerin prej tyre për egzaminim, duke lejuar partitë politike që të vijonin me aktivitetet e tyre. Siç dëgjohet në filmim, oficerët i justifikuan veprimet me një urdhër të prokurorit.

Të fundit