Flash News

KRYESORE

‘Demokratët nën presionin e bandave të Ramës’, Bardhi nga Elbasani: Nëse bëhen zgjedhje të lira këtu fitojmë 55% të votave

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka zhvilluar sot një takim me strukturat e partisë në qarkun e Elbasanit. Takimin e pasqyron në rrjetin social Facebook, ku publikon edhe disa foto.

Duke akuzuar qeverinë se përdor presionin për të qenë në pushtet, Bardhi vlerëson PD-në , që sipas tij ja ka dalë të rritet pavarësisht këtij presioni.

Ai shton se PD,  bashkë me aleatët janë shumicë në këtë qark dhe në  zgjedhjet e para të lira, fitojnë më shumë se 55% të votave.

“Demokratët e këtij qarku, megjithëse nën presionin e bandave të lidhura me pushtetin e Edi Ramës, Taulant Ballës dhe Qazim Sejdinit, ia kanë dalë të rriten e të forcohen dhe në zgjedhjet më të para të lira e të ndershme, bashkë me aleatët tanë, ne të fitojmë në qark më shumë se 55% të votave”, nënvizon Bardhi.

Bardhi thotë se qytetarët e qarkut të Elbasanit e duan ndryshimin, që sipas tij vetëm PD mund ta sjellë, që të ndalet emigrimi.

Nënat dhe baballarët e qarkut të Elbasanit e duan ndryshimin që të mos i shohin fëmijët e tyre të ikin si refugjatë, pse bandat e pushtetit nuk i lënë të ngrenë kokën. Të rinjtë e qarkut të Elbasanit e duan ndryshimin që të ndërtojnë një jetë dinjitoze në vendin e tyre, ku vlerësohet aftësia, ndershmeria dhe jo servilizmi e hajdutëria!”, përfundon Bardhi.

Të fundit