Flash News

KRYESORE

Demokratët nuk lëvizin nga foltorja e Parlamentit, Alibeaj: Përjashtimi i Bashës i paprecedent. Pse PS tenton të na mbyllë gojën

Demokratët nuk lëvizin nga foltorja e Parlamentit, Alibeaj:

Demokratët po qëndrojnë stoikë në foltoren e Parlamentit. Ndonëse seanca është shtyrë për në orën 13:00, ata nuk kanë lëvizuar, duke i qëndruar kërkesës së tyre për zhvillimin e debatit në lidhje me ngritjen e Komisionit Zgjedhor.

Deputeti Demokrat, Enkelejd Alibeaj e konsideron të paprecedent përjashtimin e kryetarit Basha nga Kuvendi.  Ai shprehet se mazhoranca kërkon të mbyllë gojën e PD-së pasi nuk kanë argumente.

“Opozita do të qëndrojë këtu. Nuk mund të ndodhë më që t’i mbyllet goja opozitës. Lista e folësve tanë është depozituar që dje.  Mazhoranca ka mungesë të argumenteve të tyre. Meqë janë të papërgatitur për t’u përballur me argumentin, bëjnë këtë zgjidhje, na mbyllin gojën ne”, u shpreh ndër të tjerar Alibeaj.

Të fundit