Flash News

KRYESORE

“Demokratët nuk të ndjekin”. Bylykbashi replikon me Ramën: Të kujtohet çfarë më the në 2009 dhe 2011

“Demokratët nuk të ndjekin”. Bylykbashi replikon me

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i është përgjigjur kryeministrit Rama, që në një takim në Durrës u shpreh me nota ironike se tani Bylykbashi do bëjë guida turistike.

“Oerd Bykylbashi tha nuk hyj në zgjedhje por si të hysh si jo njësoj do të jetë. Do të bësh guidën turistike për turistët e Vorës, Kamzës e Shkodrës. Mbas teje Oerd, mbas Lulit mos të flasim për fallxhoren, nuk vijnë demokratët e Durrësit. Ne zgjedhjet do i bëjmë si me ata si pa ata”, ishte komenti i kryeministrit.

Bylykbashi, në një status në ‘Facebook’, kujton bisedat nga e kaluara me Ramën, referuar zgjedhjeve te 2009-ës dhe 2011-ës dhe i kërkon të mos sillet si jurist, se është artist.

"Kur je artist mos bej si jurist! Hidhi armet qe te jep pushteti, leri bandat dhe dil ne shesh barabarte dhe te shohim si iken duke kuisur. He artist, ashtu e sheh sa te vlejne bojrat e ujit qe mban mbi tryeze!”, përfundon Bylykbashi.

Video/ Rama braktiset nga qytetarët e Durrësit. Gjashtë autobusë nga Tirana për të mbushur sheshin

Statusi i plote:

Eh mer artist!

Paska fol artisti nga Tirana. O artist, te kujtohet 2009 kur thoje: Si ma hodhe qe mblodhet me shume vota me koalicion? I madh ishe, kujtoje se koalicioni i madh duhej vetem per kohe televizive. Koalicioni mblodhi vota, jo kriminelet qe mbledh ti.

Po 2011 kur te nxorem nga zyra te kujtohet? Te prishem planet e kullave. Madje doje te zhdukje edhe ato 300 votat qe socialistet kishin hedhur per ty por i kishin hedhur ne kutite e gabuara. Ti nuk doje te numeroheshin edhe votat e tua, i bere hasha, se doje te shpalleshe fitues patjeter vetem me 10 votat e rezultatit paraprak. Ne ti gjetem ne kuti, i numeruam per ty nje per nje. Dhe ti humbe.

Kur je artist mos bej si jurist! Hidhi armet qe te jep pushteti, leri bandat dhe dil ne shesh barabarte dhe te shohim si iken duke kuisur. He artist, ashtu e sheh sa te vlejne bojrat e ujit qe mban mbi tryeze!

Të fundit