Flash News

KRYESORE

Demokratja në Vlorë ‘i përvishet’ Astrit Patozit: Po, Basha duhej të largohej, por ty zoti Patozi…

Demokratja në Vlorë ‘i përvishet’ Astrit Patozit: Po,

Një qytetare vlonjate ka denoncuar neglizhencën e strukturave të Partisë Demokratike përgjatë viteve, që sipas saj kanë ndikuar në humbjen e dy zgjedhjeve. Demokratja ka marrë pjesë në takimin që Astrit Patozi ka organizuar në Vlorë me disa simpantizantë, për t’i bindur që të ngrihen kundër Lulzim Bashës.

Qytetarja i është ‘përveshur’ edhe Patozit, të cilit i tha se pavarësisht se ka qenë deputet i Vlorës, demokratët nuk e dinin ku e kishte ai zyrën. Ajo ka zbuluar një telefonatë me Arben Ristanin, ndërsa ka denoncuar edhe ish-kreun e PD-së në Vlorë, Ardian Kollozin.

Pjesë nga fjala e demokrates vlonjate:

Më vjen mirë zoti Mustafaj që rikthehesh te Partia Demokratike… Lulzim Basha duhet të dorëzonte partinë pasi mbaruan zgjedhjet, sepse humbësi duhet të largohet. Por këtë gjë nuk duhet ta kishte bërë vetëm Lulzim Basha. PD ka humbur në dy legjislatura dhe këtu duhet para punë e deputetëve të saj. Zoti Astrit ka qenë deputet i Vlorës, unë nuk e di ku e ka patur zyrën, e kam kërkuar me qindra herë dhe asnjëherë nuk kam mundur ta takoj. I kam bërë telefonatë zotit Ristani, dhe pasi i kam thënë arsyen për të cilën doja ta takoja, më tha, je militante e PD? Nëse do dëgjoni se çfarë mashtrimet bënte deri në 2013-ën Ardian Kollozi (ish-kryetar i PD-Vlorë), nuk do t’i besoni. Çfarë kërkon tani PD? Humbjen duhet ta shikojë pikërisht te puna me elektoratin”

Fjalën mund ta dëgjoni në minutën 03:25 nga fundi i videos.

 

Të fundit