Flash News

KRYESORE

Demokratja publikon skandalin: 5 vjeçarja përfundoi brenda komisariatit të policisë

Demokratja publikon skandalin: 5 vjeçarja përfundoi brenda

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka publikuar një foto ku shihet një vajzë e mitur brenda komisariatit nr.4 të Policisë së Tiranës. Tabaku thotë se vajza është 5 vjeç dhe përfundoi në spital pas përplasjes së banorëve të Bregut të Lumit me policinë, kundër vendimit për t’u prishur banesat.

“Minorenet brenda komisariatit 4 dhe mbi të gjitha një vogëlushe në moshën 5-vjeçare. Përfunduan në qelitë e ftohta pasi i zgjuan me gaz lotsjellës përpara dy ditësh, i nxorën nga shtëpia sikur të ishin terroristë dhe i futën në qelitë e ftohta. Në kundërshtim me çdo akt, këto janë kriminelët që arrestojnë minorenë dhe u ikën hajduti poshtë hundëve në mes të Aeroportit. Kjo është policia në shërbim të Ramës që i nxin faqen Shqipërisë përditë”, shkruan Tabaku.

Banorët e kësaj zone kundërshtuan prishjen e banesave në gjurmën ku do të kalojë Bulevardi i Ri, pa u njoftuar më parë se ku do të strehohen nga bashkia.

Të fundit