Flash News

KRYESORE

Dëmshpërblimi për ish-të përndjekurit, deputetja demokrate: S’mund të presim më shumë

Dëmshpërblimi për ish-të përndjekurit, deputetja

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, lidhur me vendimin e Kuvendit për ligjin për “Dëmshpërblimin e ish të përndjekurve”.

Deputetja demokrate shprehet se qeveria Rama ka buxhetuar 2 mld lekë më pak për ish të persekutuarit dhe kanë kompensuar 43 mijë të përndjekur më pak se sa e njëjta periudhë e qeverisjes demokratike.

“Vesi del me shpirtin. Kjo maxhorancë do të vazhdojë të gënjejë për sa kohë qendron në pushtet! Kanë buxhetuar 2 mld lekë më pak para për ish të persekutuarit dhe kanë kompensuar 43 mijë të përndjekur më pak se sa e njëjta periudhë e qeverisjes demokratike. Kjo është e vërteta që lexohet në librat e qeverisë dhe jo gënjeshtra që del nga goja e qeveritarëve. Ligji i sotëm që do të miratojnë është vetëm një tjetër sorollatje që do të vonojë dhe do t’i ulë kompensimet e të përndjekurve duke përdorur paratë e tyre për koncesione tek familjet oligarke. Shifrat janë të qarta! Nuk mund të presim më shumë. Ne nuk kishim asnjë iluzion! As të përndjekurit tashmë”, shkruan deputetja Jorida Tabaku.

Të fundit