Flash News

KRYESORE

Dëmshpërblimi për pallatin në Vlorë, Spartak Ngjela: Ka një mënyrë si mund t’ja marrim Ramës 13 mln eurot

Dëmshpërblimi për pallatin në Vlorë, Spartak Ngjela: Ka

Avokat Spartak Ngjela shprehet se ka një mënyrë se si 13 milionë eurot që do i paguhen familjarëve të kryeopozitarit Lulzim Basha për prishjen e pallatit në Vlorë, t’i merren përgjegjësit të këtij dëmi, kryeministrit Edi Rama. Sipas Ngjelës, shteti duhet të ngrerë padi regresi ndaj familjes Rama për të paguar deri në fund të jetës së tyre shumën me të cilën kryeministri ka dëmtuar qytetarët.

“Është mirë që Edi Rama ta fillojë dëmshpërblimin ndaj shtetit një ditë pasi shteti të ketë dëmshpërblyer Lulzim Bashën”, shkruan ndër të tjera Ngjela.

Reagimi:

Gjykata e Strasburgut shprehet se "plani urbanistik i zonës; ka dalë pasi është prishur pallati". Atëherë, pallatin e ka prishur marrëzia e kryeministrit Rama. Po pse paratë duhet t'i paguajë shteti? Pse shteti është pronë e Ramës, apo Rama është keqbërës i shtetit?

Rezulton që Rama është keqbërës i shtetit.

Atëherë shteti, pasi të paguajë 13 milionë Euro për Bashën; duhet të ngrërë padi regresi që t'ia marrë paratë Ramës.

E shihni se kë keni kryeministër: një ronxhobonxho që tallet me paratë e shqiptarëve të varfër. Po ç'ka qenë ky neofeudal shqiptar? Kur u bë ministër kishte vetëm dy këmishë fanellate; një palë pantallona terital dhe një palë sandalle, por fle tani në një pallat luksi, kurse një milionë shqiptarë krejt të varfër e pa strehë, pasi kanë paguar pallatin e të papunit Rama, u dashkan tani të paguajnë edhe pallatin e të korruptuarit Basha.

Kjo ngjarje nuk mund ta lerë më kryeministër Ramën, sepse ky është një dëm që shtetit ia ka shkaktuar direkt ai.

Edi Rama vërtet është në hall me Bashën; por ky duhet ta dijë se shteti me një padi regresi; do t'ia marrë këtij pafilleje plot 13 milionë Eurot nga të ardhurat e tij.

Ta dijë mirë ky kaqol, se, sa të jetë gjallë; ai dhe gruaja e tij duhet të derdhin në arkën e shtetit 13 milionë Euro.

Ky është ligji civil shqiptar.

Zotëri, ka ikur koha e autokritikës së Enver Hoxhës; gjithkush që ka forcë ekzekutive në këtë vend duhet ta dijë se çdo gabim individual kundër shtetit ka koston e shpërblimit të dëmit.

Po çfarë ka ndodhur në fakt.

Nga niveli ordiner që ka në formim e tij në lidhje me shtetin dhe ligjin, Rama mendonte në fillimet e veta, në vitin 2013, se ai ishte absolut. Kjo e shtyu të prishte çdo ndërtesë që atij i dukej e paligjshme; në një kohë që nuk ka mundësi ta kuptojë një ligj; dhe prishjen e kishte atëherë si nevojë për të zbutur shqetësimin e frikës patologjike që ai e ka korolar të psikikës së tij.

Është mirë që Edi Rama ta fillojë dëmshpërblimin ndaj shtetit një ditë pasi shteti të ketë dëmshpërblyer Lulzim Bashën.

Të fundit