Flash News

KRYESORE

Dëmtuan zgjedhjet/ Burg për Menduh Thaçin dhe 5 zyrtarë të tjerë të Maqedonisë së Veriut

Dëmtuan zgjedhjet/ Burg për Menduh Thaçin dhe 5 zyrtarë

Tre vite e dy muaj burgim ka vendosur gjykata për Menduh Thaçin, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Thaçi ishte pjesë e grupit të zyrtarëve që po hetoheshin në dosjen ‘Titanik 2’, për parregullistë zgjedhore në vitin 2013-të.

PDSH ka reaguar kundër këtij vendimi duke thënë se “është një sinjal i qartë se segmentet e caktuara të errëta në këtë shtet jo që janë aktive por me vendime të këtilla në formë të kësaj Gjykate paralajmërojnë pengesë serioze për demokratizimin e mirëfillte si dhe rrugëtimin drejt strukturave euroatlantike."

Ish-shefi i Kundër-zbulimit, Sasho Mijallkovështë dënuar me 3 vite burg, po aq sa edhe ish-anëtarët e KSHZ-së, të VMRO-DPMNE-së, Vllatko Sajkovski, Sasho Srcev dhe Aneta Stefanovska.

Dënimi më i madh, me 4.5 vite burg, është dhënë për Bedredin Ibraimit, ish-kryetar i KSHZ-së.

Protestat në Mal të Zi, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeprokurorit dhe drejtuesit të ‘Krimeve të Rënda’

Të fundit