Flash News

KRYESORE

Denaj bën bilancin: 87 mijë persona të papunë gjatë pandemisë, dy sektorët më të goditur

Denaj bën bilancin: 87 mijë persona të papunë gjatë

Rreth 87 mijë persona rezultojnë të jenë të papunë gjatë periudhës së pandemisë në vendin tonë.

Ky bilanc u bë i ditur sot nga ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj, ndërsa shtoi se dy sektorët më të goditur gjatë kësaj periudhe janë fasonët dhe turizmi

“Gjatë muajve maj dhe qershor janë larguar 87 mijë persona nga puna. Sektorët më të goditur janë ata të fasonësve. Por kjo jo vetëm prej pandemisë. Ndërsa turizmi u godit për shkak se nuk jemi në një vit të zakonshëm. Në këto situata përtej nxitjes, qeveria stimulon punësimin në sektorë të tjerë.

Sektori i turizmit kishte synim të mundësonte punësim për të paktën 4 muaj. Asnjë biznes nuk ka mundësi të akomodojë të gjithë planet e biznesit për 6 muaj’, tha Denaj.

Të fundit