Flash News

KRYESORE

Denaj flet për ndryshimet e ligjit për tatimet: Bizneset s’mund t’i shpëtojnë ndëshkimit me ‘marifetet’ e vjetra

Denaj flet për ndryshimet e ligjit për tatimet: Bizneset s’mund

Ministrja Anila Denaj në një dalje për mediat foli rreth ndryshimeve në kodin e procedurave tatimore.

Denaj deklaroi se tani e tutje subjektet e bizneseve nuk do tu shpëtojnë masave ndëshkuese apo  “marifeteve” të tjera.

“Ka raste që subjektet mund t’i kenë shpëtuar masave ndëshkuese, me vendim gjykate ose “marifete të tjera” duke na bërë që të marrim masa në ndryshimin e kodin e procedurave tatimore. Karburantet- 231 karburante të kontrolluara. 1200 subjekte do vendosen plumbçet në të gjitha njësitë.

Cigaret, pijet alkoolike-vazhdojnë kontrollet, nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj tyre.

Ndërtimi- Do kontrollohen 160 subjekte me rënie në xhiro. Janë përcaktuar 20 subjekte e mëdha që do të inspektohen. 10 subjekte në shkelje të referuara në Prokurori.

200 studentë të sapo diplomuar ku do administrojnë strukturat e monitorimit në terren. Synohet formalizmi i ekonomisë shqiptare”, tha Denaj.

Të fundit