Flash News

KRYESORE

Denaj: Sot firmosim me bankat marrëveshjen për garancinë e dytë për bizneset

Denaj: Sot firmosim me bankat marrëveshjen për garancinë e

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj deklaroi sot do të firmoset marrëveshja e dytë bankare, që mundëson likuiditet për bizneset, nw kushtet e pandemisw.

Gjatë fjalës në seancën plenare, Denaj shtoi se po punohet për programin e rimëkëmbjes së ekonomisë, ndërsa shtoi se për këtë po konsultohen me ekspertë ndërkombëtarë.

"Sot firmosim me bankat marrëveshjen për garancinë e dytë bankarë e cila mundëson likuiditet për bizneset, që kanë nevojë për likuiditetin në kapital qarkullues ashtu edhe në aktive fikse. Përtej paketës së ndihmës ne jemi duke punuar në programin e rimëkëmbjes.

Rimëbëmja e ekonomisë shqiptare do të burojë jo vetëm nga të gjithë këto procese, por njëkohësisht vijimin e reformave të qeverisë Rama të të gjithë projektligjeve qe kanë qenë parashikuar më parë. Të tre projektligjet janë punuar edhe me mbështetjen të ndërkombëtarëve dhe kryesisht të Bankës Botërore, në realizimin e objektivit të synuar", deklaroi Denaj.

https://politiko.al/vendimi-keshilli-i-ministrave-miraton-15-miliarde-leke-per-garancine-e-dyte-sovrane/

Të fundit