Flash News

KRYESORE

Denar Biba dorëzon dorëheqjen para shkarkimit: Ndryshim kuajsh në mes të lumit

Kryetari ende në detyrë i KQZ-­së, Denar Biba është një nga ‘kokat e ekzekutuara’ pas marrëveshjes Rama-Basha.

Vetëm pak orë përpara votimit në Parlament për shkarkimin e tij kreu i KQZ ka paraqitur dorëheqjen në Kuvend duke e quajtur gjithë këtë, ‘ndryshim kuajsh në mes të lumit’.

Biba ka publikuar vetë letrën e dorëheqjes teksa shkruan se e konsideron aksident profesional shkarkimin e tij përgjatë karrierës.

Statusi i Bibës:

Sipas ligjit te Merfit, "nese dicka e keqe do te ndodhe, atehere ajo do te ndodhe ne momentin me te keq te mundshem".

Ja keshtu edhe ky "ndryshim kuajsh ne mes te lumit", i padeshirueshem nga kendveshtrimi i ngushte i stabilitetit te institucioneve, por i nevojshem per stabilitetin e vendit.

Personalisht e konsideroj nje aksident profesional pergjate nje karriere te konsoliduar, qe nuk ka asnje pasoje te pakthyeshme. Fundja, aksidentet shpesh kane qene shkak per evolucionin njerezor, dhe une e kam te provuar mese njehere kete.

Të fundit