Flash News

KRYESORE

Denar Biba përgëzon PD-në për Agim Kajmakun: Shkoi përtej KQZ-së dhe prokurorisë

Denar Biba përgëzon PD-në për Agim Kajmakun: Shkoi

Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, ka përgëzuar PD-në për denoncimin që bëri ndaj kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut.

Në rubrikën ‘Opinion’ Biba tha se PD shkoi përtej KQZ-së dhe prokurorisë me informacionet që zotëroi.

 “Letra e Gazmend Bardhit drejtuar KQZ ishte pa asnjë dyshim një formë presioni. Është për t’u përgëzuar PD, sepse ishte iniciatore, si duket pati informacionet, dhe shkoi përtej mundësisë së KQZ, madje edhe Prokurorisë, për Kajmakun e të tjerët. KQZ ka qenë korrekte kur iu ka kërkuar institucioneve shqiptare, jo të huaja, të dhëna për kandidatët. KQZ nuk ka asnjë lloj mundësie që të ketë kontakte apo informacion se çfarë kanë bërë shqiptarët jashtë shtetit. PD duhet përgëzuar, por letra ishte një lloj presioni”, tha Biba.

Partia Demokratike denoncoi kryebashkiakun e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit se ka qenë më parë i arrestuar në Greqi për falsifikim parash, por me identitet tjetër Jorgo Toto. Po ashtu sipas PD, ky fakt nuk është deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Më 1 nëntor, KQZ vendosi me 5 vota pro t’i heqë mandatin Kajmakut, pasi akuzohet se gënjeu në formularin e dekriminalizimit, duke mos deklaruar një dënim të mëhershëm për falsifikim parash në Greqi.

Të fundit