All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Denar Biba presion partive të opozitës: Gati printimi i fletëve të votimit për zgjedhjet lokale

Denar Biba presion partive të opozitës: Gati printimi i fletëve
All - Paragraf - 1

Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba sqaron se ka filluar numërimi mbrapsht për regjistrimin e partive politike që do marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit – nëse do të organizohen.

All - Paragraf - 3

Në një intervistë për A2 CNN, Biba nënvizoi se “deri në datën 21 prill është regjistrimi i partive politike, jo më vonë se 1 maji janë koalicionet dhe jo më vonë se 13 maji është regjistrimi i kandidatëve për kryetar”.

Biba kërkon që zgjidhjen e ngërçit politik në një kohë të shpejtë, pasi nesh printohen fletët e votimit, atëherë do jetë e vështirë të shtyhen – edhe pse jo e pamunduar.

“Pas datës 30 qershor nuk ka më periudhë zgjedhore përveçse në vjeshtë. I mbetet pastaj Presidentit, në bashkëpunim me partitë politike. Uroj që jo. KQZ është duke marrë masat për të prokuruar të gjithë infrastrukturën zgjedhore, ku ndër më kryesoret është fleta e votimit dhe në rast se ajo se do të printohet do të jetë e vështirë, por asgjë nuk është e pamundur”, thotë Denar Biba.

Deri më tani, opozita jashtë parlamentare nuk ka artikuluar asnjë qëndrim që mund ta kthejë atë në ringun politik të 30 qershorit.

Të fundit