Flash News

KRYESORE

‘Dënim me burg për shkelësit e karantinës’, ish-ministri: Nuk është produktive të përdorësh Kodin Penal si “gjethe fiku”

‘Dënim me burg për shkelësit e karantinës’,

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka kritikuar qeverinë për ndryshimet në kodin penal që pritet të ashpërsojnë dënimet për qytetarët që thyejnë masat për COVID-19.

Për Shehun, dënimi me burg është një “show” i qeverisë.

Në një status në Facebook, Shehu thekson se lufta e vërtetë fitohet nëpërmjet masave shëndetësore, ekonomike dhe jo me improvizimeve penale për të devijuar vëmendjen.

Reagimi i plotë

Show me disproporcionalitete penale, instrument per te fshehur problemet!

Perseri po spekullohet; aktualisht ne kemi te bejme me nje ballafaqim te ashper me nje epidemi, gje qe fitohet me masa shendetesore (midis tyre dhe “distancimi fizik” i kerkuar nga ne), mobilizim te kapaciteteve te tilla, me politika ekonomike e financiare dhe jo me improvizime me “Kodin penal”, sic kerkon Kryeministri te devijoje vemendjen.

Pa pasur nje strategji perballese e me tej dalese, ne vullnet per te kontrolluar cdo gje, per te mos lejuar transparence mbi realitetin, kerkon tashti te cvendose kahen nga masat shendetesore te ato penale te pa justifikuara edhe nga reagimi racional i popullsise ndaj kufizimeve te deritanishme.

Nqs ndonje here ka pasur probleme, ne radhe te pare ato jane krijuar nga vete iracionaliteti i disa prej vendimeve te Qeverise.

Pra Qeveria duhet te shikoje kryesisht nga vetja e te na thote sa eshte buxheti shendetesor ne kete perballje (ai aktuali eshte qesharak), si do te mbrohet personeli shendetesor, cfare po behet me mjekun e familjes, po me strukturat mjekuese ne rang vendi, me laboratoret, te shpjegoje pse u braktis strategjia se OBSh dhe e vendeve te zhvilluara per testimet, identifikimin virusologjik e imunitar, izolimin e mjekimin, te domosdoshme keto per sot e per procesin e “hapjes”!

Te perdoresh Kodin Penal si “gjethe fiku” nuk eshte produktive, eshte e rrezikeshme!

Të fundit