Flash News

KRYESORE

Dënimi i ‘Grupit të Kumanovës’, Meta në krah të Ivanov: Nuk ndërhyj në çështje konkrete, por gjykimi të bëhet në frymën evropiane

Dënimi i ‘Grupit të Kumanovës’, Meta në krah

Ndonëse refuzoi të komentonte çështje konkrete, gjuha diplomatike e presidentit Ilir Meta la të kuptohej se Tirana është e pakënaqur me gjykimin ndaj ‘Grupit të Kumanovës’ dhe dënimin me 746 vite burg dhe 7 burgime të përjetshme.

Meta u pyet për këtë çështje dhe çështje të tjera të dënimeve ndaj shqiptarëve në Maqedoni, gjatë konferencës së përbashkët me homologun George Ivanov.

“Nuk mund të ndërhyj në çështje konkrete që kanë të bëjnë me funksionimin e ligjit në Maqedoni, por shpresoj që faza të tjera të këtij gjykimi të jenë sa më transparente. Shpresoj se autoritetet e Maqedonisë dhe veçanërisht ato gjyqësore do të jenë të interesuara për të demonstruar standarde evropiane”, theksoi Meta.

Ky është reagimi i parë që Shqipëria bën për dënimin e shqiptarëve të përfshirë në ngjarjen e Kumanovës, ndërkohë, Prishtina ka kërkuar hetim ndërkombëtar për të këtë rast.

Të fundit