Flash News

KRYESORE

Dënimi i grupit të ‘Kumanovës’, Thaçi-Haradinaj: Hetim ndërkombëtar për të shuar dilemat

Dënimi i grupit të ‘Kumanovës’,

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që të bëhet zbardhja e plotë e rastit, pas dënimit të Grupit të Kumanovës nga një gjykatë në Shkup, në mesin e së cilëve kishte edhe 19 kosovarë, ndërkohë që nuk e ka përjashtuar një hetim ndërkombëtar për zbardhjen e të vërtetës.

Ai gjatë një konference të përbashkët për media me ministrin e Financave, Bedri Hamza tha se është ftuar për sqarim edhe ambasadori i Republikës së Maqedonisë, në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se për ngjarjet e fundit, të gjykimit të shqiptarëve që ka ndodhur në Shkup, janë qytetarë të Kosovës, dhe duhet trajtuar nga koha e ngjarjes tragjike, ku janë vrarë qytetarë të Kosovës e deri tek vendimi  djeshëm.

Kryeministri nuk e di saktë se si duhet iniciuar kjo çështje tek instancat e ndërkombëtare, por ka marrë shembullin e Gjykatës Speciale për Kosovën nga faktori ndërkombëtar, në mënyrë që të hiqen të gjitha paqartësitë ose dilemat rreth të vërtetës për rastin “Kumanova”.

Shtatë pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës iu shqiptua burg i përjetshëm, të tjerëve gjithsej 746 vjet burg, ndërkohë që vetëm katër prej tyre u liruan nga aktakuza. Prej tyre 19 janë shtetas të Republikës së Kosovës, një është shtetas i Republikës së Shqipërisë, një është shtetas gjerman dhe të tjerët janë shqiptarë nga Maqedonia.

Edhe presidenti kosovar, Hashim Thaçi ka mbështetur kërkesën e Haradinajt për hetim ndërkombëtar të rastit.

Ndërkohë, një grup qytetarësh protestuan në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, kundër dënimit të shqiptarëve, por policia nuk i lejoi që të afroheshin te Ambasada e Maqedonisë.

Të fundit