Flash News

KRYESORE

Dënimi i Agron Xhafajt për trafik droge, reagon ish-drejtori i Policisë së Shtetit: Ministri s’mund t’u shmanget përgjegjësive

Dënimi i Agron Xhafajt për trafik droge, reagon ish-drejtori i

Ditën e sotmme PD publikoi dosjen e plotë të autoriteteve italiane, që dëshmojnë përfshirjen e Agron Xhafajt në trafikun e lëndve narkotike si dhe dënimin e tij me 7 vite e dy muaj burg.

Vetë ministri Xhafa, në një konferencë urgjente nuk e mohoi këtë fakt, por sqaroi se asnjë nga qeveria nuk është kontaktuar nga autoritetet rreth kësaj çështje dhe se nuk mund te implikohet qeveria.

Megjithatë, për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi është turp që Ministri i Brendshëm nuk mban përgjegjësi për vëllain e tij.

“Ministri i Brendshëm nuk mban përgjegjësi për vëllain trafikant droge! Polici më i thjeshtë sigurisht që PO! Ai është ‘i padenjë’ për të luftuar krimin, edhe nëse e ka nisur këtë mision fisnik që fëmijë, madje edhe nëse ka plagë të krimit në trup! Turp!!!”, ka pohuar Prençi.

Prençi ka drejtuar policinë e shtetit prej 30 marsit të vitit 2007 deri në 28 tetor 2009.

Të fundit