Flash News

KRYESORE

Dënimi i Fran Frrokajt, reagon PD: Gjykata të qëndrojë larg ndikimeve politike dhe të bëjë drejtësi

Dënimi i Fran Frrokajt, reagon PD: Gjykata të qëndrojë larg

Vjen reagimi i parë nga PD, pas dënimit me 4 vjet të Fran Frrokajt, ish-kreu i bashkisë së Lezhës.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi deklaron se gjykimi në shkallën e parë ka patur mungesë transparence dhe indicie të forta për ndërhyrje të papërshtatshme politike.

“Sapo u njohëm me vendimin e gjykatës për ish kreun e bashkisë së Lezhës zotin Fran Frrokaj. Ne jemi të bindur për punën e shkëlqyer që ai ka bërë për Lezhën dhe qytetarët e saj, sikundër shprehim besimin se zoti Frrokaj ka punuar çdo ditë me përkushtim dhe ndershmëri.

Gjykimi në shkallën e parë ka patur mungesë transparence dhe indicie të forta për ndërhyrje të papërshtatshme politike. Jemi informuar gjithashtu se z. Frrokaj do ta apelojë vendimin. Ne shprehim bindjen se gjykimi në shkallët më të larta i kësaj çështje do të nxjerrë në dritë të vërtetën.  Ne i bëjmë thirrje organeve të drejtësisë ti qëndrojnë sa më larg ndikimeve të politikës në këtë proces dhe të bëjnë drejtësi”, u shpreh Bardhi.

https://politiko.al/tjetersim-pronash-te-rana-e-hedhun-denohet-me-4-vjet-burg-ish-kryebashkiaku-i-pd/

Të fundit